in

Kurthi Blah-Blah-Blah: Shmangeni marketingun gjenerik dhe lidhuni me klientët

Për fat të keq, shumica e marketingut sot është vetëm një grumbull bla-bla-blah të pakuptimta. Besoj se po kuptonipër çfarë është fjala: “Ne jemi më të mirët. Ne kemi shërbime të shkëlqyera. Ne jemi të besueshëm. Produkti im ofron vlerë të madhe. Zgjedhje e madhe e asortimanit, çmimet më të lira në treg…”.

Gjithçka ka të bëjë me TY si biznes dhe jo mjaftueshëm për mua, klientin tënd, i cili i ka paratë, problemet që mund të mi zgjidhni dhe miqtë që mund t’ju referoj.


Marketingu i mirë NUK ka të bëjë me biznesin tuaj! Ka të bëjë me atë se si biznesi juaj është i ndryshëm, i vlefshëm dhe kuptimplotë për klientët. Bëhet fjalë për arsyen pse njerëzit duhet të bëjnë biznes me ju – dhe VETËM ju – sepse ju jeni eksperti në fushën tuaj. Nëse mund ta përcillni në mënyrë efektive këtë mesazh, nuk do t’ju duhet të merreni me klientë problematik, me të cilët është e vështirë të punosh e i cili “kallet” në momentin e parë kur e gjen produktin me një çmim më të ulët.


David Newman në librin e tij Do it Marketing! sugjeron tre teste që ndihmojnë në përmirësimin marketingun:

Testi i Markerit të Zi: Merrni një nga reklamat tuaja, faqet e internetit, broshurat ose çfarëdo materiali promovues dhe krahasoninme ato të një konkurrenti tuaj. Tani nxirrni të dy emrat. Mund të dalloni dallimin? Apo thjesht mund të zëvendësoni emrin e konkurrentit tuaj me emrin tuaj? Nëse po, marketingu juaj është më shumë bla-bla-bla.


Testi So what?: Shikoni secilën nga deklaratat tuaja të marketingut në reklamat, broshurat dhe uebsajtin tuaj. Për çdo pikë, pyesni veten, “Pra, çfarë?” A mund të jepni një përgjigje bindëse të bazuar në vlerë? Nëse jo, është koha të rimendoni qasjen tuaj.

Testi i vërtetimit: Le ta pranojmë, perspektivat supozojnë se të gjithë tregtarët janë gënjeshtarë. Pra, si i vërtetoni pretendimet tuaja? A keni dëshmi, prova të palëve të treta ose fakte të verifikueshme? Sigurohuni që marketingu juaj të mund ta kalojë Testin Prove-It!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *