Pse duhet të jeni vizitues i rregullt i mbretitregut.com?
- Sepse dëshironi të përcillni të gjitha trendet në marketing
- Sepse dëshironi të mësoni teknika dhe truqe të reja për të çuar biznesin tuaj një nivel më lart
- Sepse dëshironi të bëni atë çfarë konkurrentët tuaj nuk e bëjnë
- Sepse mjetet dhe shërbimet që i ofron mbretitregut.com ju mundësojnë të bërit më lehtë marketing për biznesin tuaj
Karakteristika themelore me të cilën mund të definojmë funksionin e blogut mbretitregut.com në internetin shqiptar është që nëpërmjet informatave të dobishme t’u mundësojmë bizneseve dhe konsumatorëve të zgjidhin problemet e tyre.
Disa fshehtësi rreth logos tonë


Fshehtësia:
Mesiguri ju ka rënë në sy ai rrethi i kaltërt në pjesën e sipërme të logos, djathtas! Eh, rrethi është në atë pozitë për arsye të ilustrimit të katrorit të herësit, gjegjësisht simbolizon atë se ne i ndihmojmë bizneset që të dyfishojnë pozitën aktuale të tyre. Sukses n’katror.
“Po pse i kaltërt? Dyqysh s’po përshtaten ngjyrat.”
– Ajo e kaltërta në gjuhën e dizajnit quhet Classic Blue, e si e tillë është ngjyra të cilën Pantone e ka shpallur “Ngjyra e vitit 2020″ ndërsa kodin HEX e ka #0f4c81.
“A po m’doket a dyqysh si e shtremët është pak logo?”
– Po. Ajo ikja pozitive 2° përfaqëson tendencën e rritjes dhe zhvillimit të secilit biznes që do të punonte me ne. Kemi mundur që ta lakojmë edhe më tepër, por disi vërtetë nuk dukej bukur, jo se nuk mendojmë që kurba e suksesit mund të mos jetë ende më e pjerrët se aq.
Ka dhe një fshehtësi tjetër, por atë ia themi vetëm klientëve tanë. 🙂